Rreth Moncafè

DEDIKUAR CILËSISË

Kërkimi i pamëshirshëm për përsosmërinë na nxit të shohim përpara për të thelluar gjithçka që kontribuon në krijimin e kafesë ekspres më të mirë.

Që nga përzgjedhja e lëndëve të para, pjekja e kafesë, paketimi e deri tek cilësia përfundimtare e kafesë ekspres, produktet tona Moncafè janë rezultat i një procesi ku të gjitha fazat e prodhimit respektohen me përpikmëri në një fabrikë moderne, plotësisht të automatizuar dhe të sigurt për mjedisin.

Prodhim italian që prej
vitit 1995

Historia jonë

SHIJA E VËRTETË E KAFESË ITALIANE, AJO ÇFARË SHIJOHET SOT NË NJË FILXHAN KAFEJE

Indrit Shpk sjell në Shqipëri që nga viti 1991 kafenë Italiane Moncafè. Moncafè përfaqëson një histori në përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të kafesë që prej vitit 1975 kur vëllezërit Sampietro themeluan kompaninë Moncafè. Një traditë që ruhet me fanatizëm dhe që përmirësohet falë teknologjisë bashkëkohore dhe një sistemi rigoroz cilësie në përputhje me standardin UNI EN ISO 9002 fillimisht, i konvertuar tashmë dhe përditësuar në përputhje me standardin UNI EN ISO 9001:2000, i integruar me aplikimin e kontrollit automatik në përputhje me sistemin HACCP, në një përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e produktit, mjedisit dhe si pasojë, të biznesit.

Cilësia përfundimtare e ekspresit Moncafè është rezultat i një procesi ku të gjitha fazat respektohen me përpikmëri. Gjithçka fillon me zgjedhjen e lëndëve të para më të mira të disponueshme në treg, të cilat importohen pas përzgjedhjes së kujdesshme të kryer direkt në vendet e origjinës. Fazat pasuese janë një kombinim perfekt i përvojës dhe njohurive të proceseve të pjekjes, kërkimit dhe inovacionit në proceset e prodhimit. Për këtë arsye, Moncafè ka investuar në një fabrikë moderne, plotësisht të automatizuar dhe të sigurt për mjedisin.

Servis dhe asistencë teknike

PARTNERI JUAJ IDEAL I BIZNESIT

Kompania ka krijuar një ekip efikas teknikësh që kryen periodikisht kontrolle të cilësisë për të siguruar që kafeja Moncafè të jetë perfekte.

Ne sigurohemi që gjithçka që përfshihet në sistemin zinxhir të përgatitjes së kafesë të funksionojë në mënyrë perfekte, duke nisur që nga konfigurimi i makinës së kafesë për t'iu përshtatur më së miri kërkesave specifike të klientëve tanë, nga cilësia e ujit e deri te programimi i recetave të tyre individuale të pijeve nëpërmjët trajnimeve për ofrimin e njohurive të duhura mbi origjinën dhe karakteristikat e lëndëve të para dhe të mësuarit e teknikave dhe parametrave që duhet të plotësohen për të përgatitur kafenë e duhur.

Formim profesional për Teknik dhe Barist

MONCAFÈ BËHET PJESË E PROFESIONALIZMIT TUAJ

E licensuar per të zhvilluar kurse për teknikë ekspresesh si dhe kurse për baristë jo vetëm për Ballkanin por edhe për Europën Lindore.

Modulet kryesore të programit janë Funksioni i Sistemeve Elektrike, Mekanike, Hidraulike përfshirë dhe mirëmbajtjen parandaluese për të gjitha pajisjet indurstriale. Këto module trajtojne natyrën elektromekanike të makinave të kafesë dhe faktoret që i mbajnë këto makineri efektivisht  funksionale. Modulet e rëndësishme ndihmëse në program përfshijnë Makinat e Kafesë, Menaxhimin e Operacioneve dhe Përgatitjen e Kafesë. Këto module e përgatisin nxënësin për të qenë një profesionist i zhdërvjellët brenda botës së teknologjisë së kafesë.

.

MODULET BAZË

- Funksioni i Sistemeve Mekanike
Të mësuarit e funksionimit të një makine kafeje duke u njohur me mekanizmat e e profilizuar, programuar dhe të projektuar me saktësi tek aparatët e kafesë.

- Funksioni i Sistemeve Hidraulike
Të mësuarit e aftësive praktike që nevojiten për zgjidhjen e problemeve dhe për zëvendësimin e komponentëve hidraulikë në pajisjet e kafesë.

- Funksioni i Sistemeve Elektrike
Të mësuarit e  navigimit në mënyrë të sigurt në elektronikën e pajisjeve të kafesë, duke përfshirë mënyrën e identifikimit, heqjen dhe zëvendësimin e komponentëve elektrikë në makinat e kafesë; komunikimin me saktësi për nevojat e furnizimit me energji elektrike për një aparat kafeje.

- Mirëmbajtja Parandaluese, Uji
Mësoni të analizoni dhe zgjidhni çështjet e cilësisë së ujit. Mësoni gjërat thelbësore se si të kryeni një procedurë të plotë pastrimi dhe mirëmbajtjeje parandaluese në makinat e zakonshme të kafesë.

- Makina kafeje
Mësoni për gjërat thelbësore të aparateve të kafesë duke përfshirë kategoritë, modelet dhe komponentët. Zhvilloni aftësinë për të këshilluar me njohuri klientët rreth historisë dhe aplikimeve të duhura të pajisjeve thelbësore të kafesë.

- Përgatitja e kafesë
Mësoni se si të testoni dhe kalibroni siç duhet pajisjet e zierjes së kafesë dhe qumështit dhe mësoni klientët të bëjnë të njëjtën gjë.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu fugiat nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

PËRSE MONCAFÈ?